Pas Yllit, reagon edhe babai i tij -pasi qentë endacakë ia mbysin maçokun
Dita e mërkurë, për Yll Limanin ka qenë një ditë shumë e vështirë për të dhe familjen e tij.
Kjo pasi maçoku i familjes së tyre është sulmuar brutalisht në oborrin e shtëpisë nga tetë qenë endacak të lagjes.
Ylli ka folur për rastin në InstaStoryn e tij, dhe ka dhënë disa deklarata të forta për qeverinë.
“Të mërkurën, rreth orës 09:00 të mëngjesit, Loki ka dal në oborrin e shtëpisë në shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë është sulmuar nga 8 qenë endacak. Vazhdimin s’kam zemër me shkru, qysh s’kam pas me i pa kamerat e sigurisë së shtëpisë sonë.” – është shprehur pikëllueshëm këngëtari.
Tashmë për këtë tëmë ka reaguar edhe babi i Yllit, Mufail Limani.
“Lamtumirë Loki. Ky nuk është vend i maceve të shtëpisë. Është vend i llaskucave.”, ka shkruar babai i Yllit në ‘Facebook’.
Ndryshe, rastet e tilla të raportimit nga qentë endacak janë rritur./SHQIP.com