Lajme

Tahiri: Kosova humbi 56 milionë euro për një muaj nga paaftësia e Qeverisë dhe KEK-ut

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka thënë se për një muaj Kosova ka humbur 56 milionë euro për energji.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kjo po ndodh edhe për shkak të paaftësisë së KEK-ut dhe Qeverisë.

“56 milion € në muaj Kosovës po i kushton paaftësia e Qeverisë dhe Bordit të KEK, sepse KEK për 1 vit nuk ka arritur të filloj me remont në Bllokun A 5, e janë detyru për shkaqe teknike nga 19 Korriku me ndal krejt Bllokun A5. As kontratë për remont të këtij blloku KEK nuk ka”, shkroi Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se Kosova mund të kishte investuar në shumë sektore paratë e humbura.

“Çka kish me ba Kosova me 56 milion € në muaj? p.sh kish me ndërtu kopshte për fëmijë në krejt Kosovën, ose nga buxheti i Kosovës ne vend që këto para me i hargju me ble energji, ishin përdorë me i rritë pagat e mësuesve e të mjekëve”.

KEK.

Po ashtu,  Tahiri thotë se pse remoti i bllokut A5 të KEK-ut nuk ka ndodhur me kohë.

“Pse remonti i A5 nuk ka ndodhë në kohë? Sepse tenderi për remont me gjasë ju ka përgatitë dostave të bordit të zgjedhur nga kjo Qeveri, tenderi ka dështuar, Blloku A 5 është ndalur, KEK prodhon 130MËh më pak ndërsa nga buxheti i shtetit po shpenzohet me ble energji, e prap kemi reduktime në pikë të verës”.

Dhe për fund, Tahiri thotë se terri ka adresë dhe humbja do të vazhdojë deri kur blloku A5 të kthehet në prodhim./Shqip.com