Lajme Botë

Atentat në Moskë, vritet vajza e ideologut të Putinit

Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin është vrarë në një makinë bombë të dyshuar.

Siç raporton BBC, Darya Dugina 30 vjeçare, analiste politike dhe vajza e Aleksandër Dugin, vdiq pas një shpërthimi në periferi të Moskës.

Mendohet se babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i njohur si ” ideologu i Putinit “, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit, raporton BBC.

Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.

Alexander Dugin dhe vajza e tij kishin qenë në një festival në një pronë afër Moskës, ku filozofi dha një leksion.

 Disa dëshmitarët thanë se një mjet shpërthyes, i cili ishte vendosur nën makinë në anën e shoferit, ka shpërthyer para se automjeti të merrte flakë.

Alexander Dugin

Ekspertët e mjekësisë ligjore dhe eksplozivëve po hetojnë.

Ndërsa, një zyrtar ukrainas ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje të Ukrainës në incident.

“Theksoj se Ukraina, natyrisht, nuk ka asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, që është Federata Ruse, dhe aq më pak një shtet terrorist”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky.

Aleksandër Dugin, këshilltar i disa politikanëve, është një filozof rus i njohur për pikëpamjet e tij anti-perëndimore, të ekstremit të djathtë dhe “neo-Euroaziatike”.

Vitet e fundit ai është cilësuar nga mediat perëndimore si një nga frymëzuesit e politikës së jashtme të Vladimir Putinit, ndërsa shtypi rus e konsideron atë një “figurë margjinale” për pikëpamjet e tij “të konsideruara tepër radikale edhe nga nacionalistët”./Shqip.com