Lajme

Merr flakë bujtina në Theth, zjarri shkrumbon të gjithë godinën

Një zjarr i madh ka shkatërruar mesditën e ditës së shtunë  një prej bujtinave në Theth të Shqipërisë.

Siç ka raportuar Tch, flakët janë përhapur nga njëra prej dhomave e më pas në të gjithë godinën, duke e shkrumbuar tërësisht.

Forcat zjarrfikëse janë nisur nga Shkodra për t’i ardhur në ndihmë, por largësia prej qytetit është të paktën dy orë.

Për momentin ka vetëm dëme materiale, ndërsa në të gjithë Thethin asnjë prej banoreve nuk ka tapi për bujtinat dhe shtëpitë, të cilat i trashëgojnë prej vitesh, prandaj nuk janë të siguruara./Shqip.com