Asnjë shenjë nga Marcelo
Publikuar:
(20.08.2022 20:01:34)

Sezoni ka filluar, ndeshjet po vazhdojnë, por Marcelo mbetet ende futbollist i lirë.
Braziliani -i ndau rrugët me Real Madrid në fund të sezonit të kaluar dhe ende nuk është bërë me skuadër të re.
Madje, asnjë “ekip i madh” nuk është interesuar për të.
34 vjeçari – nuk ishte titullar në tri sezonet e fundit – me “los blancos”, duke zhvilluar vetëm 43 ndeshje në total.
Ndërsa, ka kohë që nuk ftohet fare nga kombëtarja e Brazilit.
Mbrojtësi i krahut të majtë konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e futbollit.
Ai ishte pjesë e madrilienëve – për nëntë vite dhe ndër të tjera e fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve./Shqip.com