Casemiro – një sinjal i shpresës për “Djajtë e Kuq”

“Djajtë e Kuq” nuk kanë arkëtuar ende asnjë pikë në sezonin e ri.
Dy herë u mposhtën, vetëm një gol e shënuan.
Por, një lajm i mirë ka arritur në “Teatrin e Ëndrrave”.
Casemiro po shihet si një fije shpresë – që do e këndellë repartin e mesfushës – që me Fred dhe McTominay ka lënë shumë për të dëshiruar.
Braziliani ka përvojë, cilësi dhe shumë tituj në CV-në e tij.
Për shtatë sezone – ai ishte i pazëvendësueshëm te madrilienët – duke e fituar pesë herë Ligën e Kampionëve.
Aftësitë e tij në ndërprerjen e aksioneve – janë një elemnt që po i mungon Unitedit, teksa mbetet të shihet sa do të përshtatet me stilin e lojës në Premierligë.
Në ishull ai është bashkuar me ish-shokët e tij të skuadrës: Cristiano Ronaldon dhe Raphael Varanen.
30 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Manchesterin – derin në vitin 2026 dhe do të zbarkojë në Angli – në ditët në vijim./Shqip.com