Zafir Berisha: Abazoviqi erdhi në pushtet me mashtrime, sikurse Albini në Kosovë

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar rrëzimin e Qeverise së Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.
Ai ka thënë se ish-kryeministri ka ardhur në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë.
Sipas tij, edhe Kurtin e pret fat i njëjtë.
“Na ishte njëherë njëfarë Dritan Abazoviqi, kryeministër i Malit Zi. Erdhi në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë, dhe realizoj detyrat e shtëpisë të marrura nga Serbia për bërjen e Malit Zi shtet jofunksional. E vërteta vonon, por nuk harron me ardhën, njëjtë do të vije edhe në Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe të premten është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.
Gjithsej 50 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë së Abazoviqit.
Pas kësaj është deklaruar edhe Abazoviq, i cili ka thënë se kjo Qeveri do të mbahet mend për vendimet më të vështira që ka marrë./SHQIP.com