Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe 4 të lënduar
Publikuar:
(19.08.2022 15:33:01)

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti ka ndodhur konkretisht në drejtimin Vërmicë-Gjurgjicë.
“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime.”, ka thënë për SHQIP.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Deri më tani Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes./SHQIP.com