Dhunohet një vajzë në Rahovec
Publikuar:
(19.08.2022 09:54:50)

Një person i mitur është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.
Policia e Kovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Rahovec rreth orës 23:00.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar nën dyshimin se kishte dhunuar viktimën e mitur femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Sipas policisë viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor./SHQIP.com