Marina dhe Geti sjellin poza mahnitëse nga vullkani Etna në Sicili

Padyshim që Getoar Selimi e Marina Vjollca janë një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.
Çifti së fundmi ndodhen në Itali teksa po shijojnë pushimet në Sicili.
Të shoqëruar nga motra e Marinës, Luana së bashku me partnerin e saj, dy çiftet duket se janë duke shijuar momente të këndshme së bashku në ishullin italian.
A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)
Prezantuesja Marina Vjollca i mbajti të azhurnuar fansat e saj në Instagram me një fotografi të publikuar nga pushimet.
Ajo pozoi së bashku me burrin e saj, reperin Getoar Selimi, në një pozë mjaft romantike të realizuar pranë vullkanit aktiv Etna në Itali.
A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)
Mes shumë pëlqimeve dhe komenteve nga fansat, në sy ra komenti i vet reperit, i cili i kishte shkruar gruas së tij: “Gjithçka e imja”.
Geti dhe Marina përndryshe janë prindër të një vajze./Shqip.com