Zyrtare: Samir Ujkani nënshkruan me Empolin

Empoli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin shqiptar, Samir Ujkani.
Portieri nga Vushtrria në moshën gjashtë vjeçare u largua drejtë Belgjikës, ku edhe e filloi karrierën.
📣 𝙎𝙖𝙢𝙞𝙧 𝙐𝙟𝙠𝙖𝙣𝙞 𝙚̀ 𝙪𝙣 𝙣𝙪𝙤𝙫𝙤 𝙘𝙖𝙡𝙘𝙞𝙖𝙩𝙤𝙧𝙚 𝙖𝙯𝙯𝙪𝙧𝙧𝙤#ForzAzzurro #AvantiAzzurro#Empolifc1920 #EmpoliFC #EmpoliFCOfficial pic.twitter.com/aA79zrI4ou
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) August 31, 2021
Në verën e vitit 2007 u transferua te Palermo ku bëri debutimin e tij në Serie A në vitin 2009.
Më pas ai bëri karrierë edhe në klube të njohura italiane si Novara, Chievo, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor dhe Torino.
Fillimisht, ai debutoi me Kombëtaren U21 të Shqipërisë më 1 qershor të vitit 2007 kundër Italisë.
Pasi u pranua Kosova në FIFA dhe UEFA, ai kaloi te ekipi përfaqësues i vendlindjes së tij, ku deri më sot ai ka grumbulluar 28 paraqitje./Shqip.com