Zyrtare: Eduardo Camavinga lojtari më i ri i Real Madrid

Eduardo Camavinga tani edhe zyrtarisht është lojtari i ri i Real Madird, me klubin spanjoll që ka konfirmuar blerjen e talentit të madh francez.
Një nënshkrim i papritur ky që erdhi në orët e fundit të mërkatos, pasi “Los Blancos” ishin në bisedimet të vazhdueshme me Kylian Mbappen.
Francezi ka nënshkruar kontratë afatgjate me madrilienët e cila e mbanë atë në klub deri në qershor të vitit 2027, duke përforcuar kështu mesfushën e Carlo Ancelottit.
🤍 #WelcomeCamavinga 🤍
👉 @Camavinga pic.twitter.com/DIDfHoc41t— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 31, 2021
18-vjeçari do të mbetej pa kontratë me Rennes në verën e vitit të ardhshëm.
Camavinga është një nga futbollistët që konsiderohet shumë premtues për mesfushë.
Për transferimin e tij, Real Madrid raportohet se ka paguar 30 milionë euro.
Ai largohet nga Rennes, klub në të cilin shënoi gjashtë gola në 95 paraqitje për ta./Shqip.com