Renato Sanches pritet të kthehet në Premier League
Publikuar:
(31.08.2021 18:16:42)

Mesfushori portugez, Renato Sanches pritet të largohet nga Lille në qastet e fundit të këtij afati kalimtar.
Sanches pritet të rikthehet në Premier League, aty ku edhe kishte zhvilluar karrier para katër vitesh.
Sipas “Talk Sport”, 24-vjeçari do të transferohet në formë huazimi te Wolverhampton Wanderes.
Marrëveshja pritet të kryhet në orët e fundit që kanë mbetur deri në përfundimin e merkatos.
Sanches në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Swansea City, Bayern Munchen dhe Benfica.
Ndërsa, së fundi ishte pjesë e Lille ku edhe arritën të fitojnë ligën franceze, me portugezin i cili pati paraqitje mjaftë të mira./Shqip.com