Kulturë Kino

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku ka vdekur.

Lajmi për vdekjen e artistit 73 vjeçare u bë i ditur nga familjarët e tyre.

Ndryshe, Siku u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Ai debutimin e parë e bëri me dramën  “Toka e jonë” dhe “Bashke me agimin”.

Pas vitit 2001 u shkëput nga teatri dhe prej disa vitesh është larguar ne emigracion ne SH.B.A ku jeton me familjen e ku here pas herët merret edhe me teatër.

FILMAT:

1971: Kur zbardhi një ditë

1973: Brazdat (Ademi)

1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)

1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)

1978: Kur hidheshin themelet (Mani)

1979: Mysafiri

1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)

1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)

1987: Këmishët me dyllë (Koburja)

1988: Shpresa (Niko)

1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)

1990: Fletë të bardha