Lajme

Begaj në ditë e dytë të vizitës në Kosovë takohet me drejtues të PDK-së, KFOR-in dhe kryetarin e Prizrenit

Takimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, presidenti shqiptar Bajram Begaj, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Po ashtu, gjatë së martës Begaj do të takojë komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Bajram Begaj, president i Shqipërisë

Në agjendë nuk e ka të takohet me krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, të hënën presidenti shqiptar është pritur në takim nga presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Gjatë vizitës, në Kosovë, Begaj ka deklaruar se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO)./Shqip.com