Buffon – ende aktiv në futboll

Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.
44 vjeçari zhvilloi 26 ndeshje në sezonin e kaluar me Parman – në Serie B – duke treguar që mosha për të është vetëm numër.
Gardiani italian po vazhdon ta shijojë futbollin – me skuadrën ku e nisi rrugëtimin e tij të gjatë.
Ani pse nuk e fitoi Ligën e Kampionëve kurrë – karriera e tij është mjaftë e pasur.
Në CV-në e tij – ndër të tjera janë të shënuara 11 tituj të Series A – duke mos lënë vend për konkurencë – në këtë statistikë – sa i përket portierëve.
Ai po ashtu – është futbollisti e më së shumti paraqitje në historinë e elitën e futbollit italian – pasi ka zhvilluar 657 ndeshje.
Dhjetë më shumë se Paulo Maldini – që është në vendin e dytë.
Duket se fjala pensionim nuk ekziston në fjalorin e tij. /Shqip.com