Diego Carlos ka pësuar lëndim të rëndë
Publikuar:
(15.08.2022 12:10:58)

Fati nuk është në anën e tij.
Diego Carlos ka këputur “Tendonin e Akilit” .
Qendërmbrojtësi brazilian e lëshoi fushën e gjelbër i mërzitur – në fitoren 2-1 ndaj Evertonit.
Carlos – tashmë do të operohet – teksa më pas do e fillojë procesin e rehabilitimit.
Ky lëndim është një nga më të vështirët në futboll dhe me shumë gjasë do lë brazilianin për të paktën gjashtë muaj – jashtë fushës së gjelbër.
29 vjeçari u bashkua me Aston Villën – në këtë merkato të verës, pasi klubi anglez i pagoi Sevillës – 26 milionë paund – për shërbimet e tij./Shqip.com