Marcelo – “i harruar”
Publikuar:
(15.08.2022 11:19:11)
Marcelo nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë karrierën – ani pse sezoni i ri ka filluar.
Ai i ndau rrugët me Real Madrid – në fund të kampionatit të kaluar – dhe nuk është në radarin e asnjë skuadre të madhe evropiane.
34 vjeçari – nuk ishte titullar në tri sezonet e fundit – me “los blancos”, duke zhvilluar vetëm 43 ndeshje në total.
Ndërsa, ka kohë që nuk ftohet fare nga kombëtarja e Brazilit.
Mbrojtësi i krahut të majtë konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e futbollit.
Ai ishte pjesë e madrilienëve – për nëntë vite dhe ndër të tjera e fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve./Shqip.com