Opozita akuzon Qeverinë për reduktimet e rrymës

KEDS ka njoftuar se nga 15 gushti do të fillojnë reduktimet e energjisë elektrike ku 6 orë do të ketë energji dhe dy jo.
Lidhur me ketë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e cila ka thënë se dikush duhet të jep përgjegjësi për zvarritjen e secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës.
“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit. Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës.” ka thënë Çitaku.
Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku lidhur me reduktimet e energjisë elektrike e ka quajtur të paaftë qeverinë për mos blerjen e energjisë në kohën e duhur si dhe mos riparimin e termocentraleve./Shqip.com