Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person në Kuçovë
Publikuar:
(13.08.2022 23:30:01)
Një person është plagosur me armë zjarri në Kuçovë. Burime për ABC bëjnë të ditur se i plagosuri është një 45-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji”.
Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, raporton Abcnews.
Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën./Shqip.com