Haradinaj takohet me ish-komandantin e KFOR-it, diskutojnë për zhvillimet politike e sigurinë e vendit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me ish-komandantin e KFOR-it, Erhard Bühler.
Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjikë.
“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish deputet dhe zv.ministër i jashtëm”, ka shkruar Haradinaj.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe gjendjen e sigurisë.
Biseduam për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera, ka shtuar më tutje Haradinaj./Shqip.com