Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpenzoi vetëm 2% të buxhetit në gjashtë muajt e parë të vitit 2022

Ministria e Financave ka bërë publike raportin e gjashtë mujorit financiar për periudhën prej janari deri në qershor të këtij viti.
Në bazë të raportit të publikuar del se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka realizuar vetëm 2% nga buxheti prej 10,995,000 eurove.
Në projektin për AUTOMJETE PËR AMBASADA, kjo Ministri kishte buxhet 221,779 euro dhe realizoi 98% të projektit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte planifikuar edhe buxhet për projekte tjera por që realizimi I tyre nuk është kryer.
Projektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishin të bëjnë me MOBILEJE KABINETI MINISTRIT, 4 KOMPJUTER KABINETI MINISTRIT, PAISJE TEKNOLOGJIKE, BLERJA E AMBASADAVE, RENOVIM I OBJ.TE AMBASADES./Shqip.com