Pas lajmeve për ndarje, Afrona ‘thumbon’ Bleron
Publikuar:
(13.08.2022 16:23:07)
Ka një kohë të gjatë që në media është përfolur se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës.
Një gjë e tillë nuk është konfirmuar e as mohuar nga dyshja në fjalë.
Së fundmi Afrona në InstaStory publikoi një shkrim ku nga fansat u konsiderua si thumb drejtuar artistit.
“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, duke i vënë mbishkrimin: “Kështu është jeta”.
Pas kësaj nuk ka pasur ndonjë reagim nga këngëtari, i cili tashmë është fokusuar më shumë në karrierën e tij muzikore – duke paralajmëruar projekte të reja.
Theksojmë se dyshja dashurinë e tyre e kishin kurorëzuar me martesë në vitin 2019./SHQIP.com