LDK: Ekonomia nuk e duron popullizmin, mosefikasiteti i Qeverisë po rritë shkallën e varfërisë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka thënë se ekonomia nuk e duron popullizmin dhe Qeveria po rritë shkallën e varfërisë.
Përmes një konferencë për media, Tahiri ka thënë se edhe Ministria e Ekonomisë nuk ka shfrytëzuar buxhetin për investime kapitale
““Ky mosefikasitet i qeverisë në realizim të projekteve kapitale po përkthehet me rënie ekonomike, mbyllje të biznese, humbje të vendeve të punës dhe rritje të varfërisë në Kosovë. Po ashtu dëmtim zingjor në të gjitha fushat të kapluara nga kriza.Ministria e Ekonomisë që ka buxhet vjetor 16 milionë e 154 mijë e 144 euro ka realizuar zero për qind të buxhetit për investime kapitale. Ekonomia nuk e duron popullizmin sepse gjithçka shumëzohet me zero, zero mbetet”, tha Tahiri.
Tahiri prezantoi të dhënat e raportit gjashtëmujor nga Thesari i Kosovës, që tregon se realizimi i buxhetit në këtë kohë është vetëm 9 për qind si më i ulëti në dekadën e fundit.
“Realizimi i buxhetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është vetëm 9% për i ulëti në 10 vjetët e fundit. Të dhënat e raportit 6 mujor nga Thesari i Republikës së Kosovës ku janë të paraqitura në detaje projektet kapitale dhe realizimi i tyre në faza të ndryshme e shpërfaq më së mirë edhe me numra paaftësinë qeverisëse të pushtetit. Për më keq kjo paaftësi qeverisëse po ndodh në kohën më të keqe të krizës ekonomike”.

Ai tha se LDK-ja me shifra dhe numra është duke prezantuar projektet e parealizuara kapitale si dhe po prezanton paaftësinë e pushtetit “populist”.
“LDK me numra dhe shifra konkrete të projekteve të parealizuara kapitale sot po e prezanton paaftësinë e pushtetit populist. Është skandal i madh dhe i rrezikshëm që katër ministri të qeverisë së Kosovës e kanë zero për qind realizimin e buxhetit për investime kapitale në gjatë mujorin e këtij viti”.
Tutje, ai tha se edhe ministrit tjera të cilat janë me zero për qind të realizimit të buxhetit për investime kapitale janë Ministria e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë si dhe Ministria e Administrimit dhe Planifikimit Hapësinir./Shqip.com