Bie niveli i ujit në lumin Rhine të Gjermanisë, bllokohen zinxhirët e furnizimit

Lumi Rhine i Gjermanisë po thahet shumë, po bllokon zinxhirët e furnizimit dhe po krijon më shumë probleme për ekonominë në përgjithësi.
Siç ka raportuar CNN, zyrtarët gjerman kanë thënë se uji në lum ka rënë në nivele “veçanërisht të ulta” në disa zona, duke ndërprerë transportin detar në udhën ujore më të rëndësishme të vendit.
Mungesa e shirave në muajt e fundit do të thotë se anijet e mallrave po transportojnë tani ngarkesa më të lehta, kostot e transportit po rriten dhe rreziqet ekonomike e të furnizimit me energji po keqësohen.
Muajin e kaluar, Instituti Federal i Hidrologjisë i Gjermanisë paralajmëroi se rrjedhat e ujit në matësin Kaub, që ndodhet në perëndim të Frankfurtit, ishin tashmë në vetëm 45% të niveleve mesatare për këtë periudhë të vitit.
Agjensia tha se kishte krijuar “pengesa të shpeshta” për anijet.
Tani, niveli i ujit pritet të bjerë edhe më tej përpara se të rritet “shumë pak” në javët e ardhshme, tha të premten Autoriteti i Ujrave dhe Anijeve të Rhinit.
Situata të kujton vitin 2018, kur probleme të ngjashme me lumin çuan në një “bllokim të transportit të mallrave” dhe zvogëluan rritjen ekonomike gjermane me rreth 0.2%, sipas ekonomistëve të Deutsche Bank.

Ndonse nivelet e ujit këtë vit nuk kanë rënë ende në të njëjtën shkallë, “anijet e mallrave tashmë duhet të reduktojnë sasinë e ngarkimit,” shkruanin ata në një raport javën e shkuar. “Prandaj, transporti bëhet më i shtrenjtë.”
Për shembull, në matësin Kaub, niveli i ujit nën 75 centimetra (29,5 inç) zakonisht do të thotë se një anije e madhe konteinerë “duhet ta zvogëlojë ngarkimin e saj në rreth 30%,” thanë ekonomistët.
“Ka gjithashtu një rritje të taksës në Gjermani për të paguar për mallrat kur nivelet e ujit zbresin nën një nivel të caktuar,” paralajmëruan analistët e sigurimeve të UBS.
Thatësira mund të përkeqësojë një krizë edhe më të madhe për ekonominë më të madhe të Evropës, e cila tashmë po përballet me rrezikun e një recesioni për shkak të një krize energjitike, inflacionit të lartë dhe ngushtimeve të zinxhirit të furnizimit.
Kohët e fundit, Gjermania ka përdorur ndezjen e centraleve të saj të qymyrit për të siguruar që vendi të mbajë mundësinë e përdorimit të elektricitetit ndërsa Rusia kufizon furnizimet me gaz.
Ekonomistet e Deutche Bank gjithashtu thanë se “një pjesë e madhe e qymyrit të nevojshëm transportohet nga portet hollandezë të Amsterdamit, Roterdamit dhe Anversës me barka” përgjatë lumit Ren, duke shtuar presionin ndaj kapacitetit atje.
Sipas Henri Patrikot, një analist nafte në UBS, rënia e nivelit të ujit të lumit po sfidon dërgesat e prodhimeve energjitike, gjë që po e keqëson gjendjen e furnizimit të mallrave në Evropë.
Sektori prodhues tepër i rëndësishëm i Gjermanisë mund të marrë një goditje më të madhe. Studjuesit në Institutin Kiel për Ekonominë Botërore kanë gjetur më parë se në një muaj me ujë të ulët, prodhimi industrial i vendit mund të bjerë me rreth 1%.
Aktualisht, autoriteti gjerman i anijeve nuk po vendos kufizime në trafikun e Rhinit për shkak të nivelit të ulët të ujit.
Por një zëdhënës për agjensinë e rrugëve ujore tha se në disa raste, transporti komercial mund të mos jetë frutdhënës nëse mallrat do të reduktoheshin shumë ndjeshëm.
Pjesë të mëdha të Evropës kanë vuajtur nga valët ekstreme të të nxehtit dhe thatësira. Burimi i lumit ikonike Tamiz të Londrës është tharë dhe ka lëvizur afërsisht pesë milje poshtë rrjedhës.
Temperaturat e larta të ujit të lumit në Francë kanë penguar funksionimin e disa centraleve bërthamore. Dhe në Italinë veriore, fermerët po përballen më të keqe në 70 vjet, duke ndikuar në prodhimin e të korrave nga soja në parmesan./Shqip.com