Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Kolonat tek Dheu i Bardhë

Sot gjatë mëngjesit të ditës së shtunë, në pikat kufitare në Merdarë, tek Dheu i Bardhë dhe Mutivodë ka pasur ngarkesë gjatë daljes nga Kosova.

Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdarë ka pasur pritje të gjata deri në një orë e gjysmë gjatë daljes nga Kosova

Megjithatë, në këtë pikë kufitare kolonat kanë qenë të gjata deri në 800 metra gjatë daljes nga Kosova.

Tek Dheu i Bardhë, pritjet kanë qenë deri në një orë gjatë daljes nga Kosova kurse, kolonat e gjata deri në 500 metra.

Vendkalimi kufitar në Mutivodë ka qenë dukshëm më pak i ngarkuar. Pritjet kanë qenë të gjata deri në 30 minuta ndërsa kolonat jo më shumë se 100 metra./Shqip.com