Sanchez: Marseille është klubi më i madh në Francë
Publikuar:
(12.08.2022 20:00:36)

Pas tre viteve të kaluarë në Itali, Alexis Sanchez vendosi që karrierën ta vazhdojë në Francë, te Marseille.
Ende pa filluar të paraqitet zyrtarisht në fushën e gjelbër – ai ka filluar “të thumbojë” kundërshtarët.
Në intervistën e parë të dhënë për media – ai deklaroi se “ku klub është me histori. Është ekipi më i madh në Francë. I vetmi që e ka fituar Ligën e Kampionëve”.
Kjo deklaratë e tij – është bërë menjëherë virale në Twitter.
Sanchez – ka përvojë të madhe në supe pasi ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane – si Interi, Arsenali, Manchester United dhe Barcelona.
Ndër të tjera, ai ka fituar La Ligën, Serien A dhe Kupën e Amerikës./Shqip.com