Bie numri i pacientëve që trajtohen nga COVID-19 në klinkat dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Në Klinikat në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë ka rënë numri i pacientëve të cilët po marrin trajtim nga COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, aktualisht të shtrirë në klinikat dhe spitalet e lartcekura janë gjithsej 62 pacientë.
Në mesin e këtyre pacientëve është edhe një foshnje në Klinikën e Neonatologjisë.
Bazuar në raportet e datës 12 gusht 2022 në ShSKUK janë të spitalizuar 62 pacientë me Covid-19.

Raporti i datës 12 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.
Nga raporti i djeshëm i SHSKUK-së, kanë qenë gjithsej 77 pacientë që kanë marrur trajtim nga COVID-19 në klinikat dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë./Shqip.com