Ekspozita “Vizatime n’letër” shfaq ditarin pamorë të artistes Nurhan Qehajës
Publikuar:
(11.08.2022 17:00:59)

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është hapur ekspozita “Vizatime n’letër” nga artistja Nurhan Qehaja, kuruar nga Majlinda Hoxha.
Në ekspozitën me vizatime të cilat po i ndan për herë të parë me publikun, Qehaja sjell ditarët e saj pamorë me përplot vizatime, të shndërruara në vepra artistike.

“Duke e vendosur këtë në qytetin ku ajo jeton dhe punon, vazhda e saj e përsëritur evokon tingujt në rrethinën e saj, taktin e përsëritur të hapave të njerëzve, boritë e makinave, këngën e fëmijëve që luajnë, dhe imiton tingujt e këmbanave, dhe jehonën e ezanit”, thuhet në njoftim.

Ekspozitën e vizitoi edhe ministri i kulturës, Hajrulla Çeku.