Çun Lajçi publikon foto nga spitali, tregon se është bërë operacion në zemër

Aktori i njohur, Çun Lajçi, është shtruar në spital pasi po përballet me një problem shëndetësor.
Pas një postimi në rrjetin social Facebook, ai tregon se është bërë operacion në zemër.
Ai publikoi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shfaqet i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë, që besohet të jetë realizuar pas ndërhyrjes në zemër.
Postimi i plotë i Lajçit
“S’u jetueka me zor
Unë vetëm rrugët ua shkela ato ku shkelet ju e ata
nji stol n’tri kambë nji pemë me mbështetë kurrizin e kërkova
nji hije ku mrizuet ju e ata që ikën kur na vranë
asnji gurë s’e mora asnji dru s’e theva asnji pemë s’e vjela
as hithat si kosita të shtegu i kalbun
lulet i lashë rrugicës ku belbëzova si çunak
ika pa m’njoftë se dashni s’deshtët nga gurra ime
kangën e pata për vete zanin për juve
Unë i shkela rrugët tueja s’i mora
aty i keni ku i la Esadi, Dini, Aliu, Shkreli
lavroni me vargjet e tyne mbase edhe me t’miat pak
e mbjellni dashni për zemrat e thyeme
se s’u jetueka mezor!