Lajme

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh, vajza ka qenë shtetase e Shqipërisë.

Viktima femër shqiptare, e mitur  shtetase e R. Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Lidhur me rastin, PK-ja ka njoftuar se palët janë intervistuar ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia e ka iniciuar rastin si “Sulm Seksual”./Shqip.com