Ukraina po heton pothuajse 26 mijë raste të dyshuara për krime lufte
Publikuar:
(07.08.2022 15:52:49)

Ukraina po heton pothuajse 26,000 raste të dyshuara për krime lufte të kryera që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt dhe ka akuzuar 135 persona, tha kryeprokurori i saj për krimet e luftës.
Nga të akuzuarit, rreth 15 janë në paraburgim ukrainas dhe 120 të tjerë mbeten të lirë, tha në një intervistë në kryeqytetin Kiev, Yuriy Bilousov, kreu i departamentit të krimeve të luftës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Trembëdhjetë raste janë dorëzuar në gjykata dhe janë dhënë shtatë aktgjykime, tha ai, raporton Reuters.
Në maj, një ushtar rus 21-vjeçar i kapur u bë personi i parë që u dënua në një gjyq për krime lufte në Ukrainë që nga pushtimi nga Rusia më 24 shkurt./Shqip.com