Chelsea fiton, Broja debuton
Publikuar:
(06.08.2022 20:37:29)

Ka mjaftuar një gol – që Chelsea të arkëtojë tre pikët e para – në sezonin e ri të Premierligës.
Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel – ka triumfuar në udhëtim te Evertoni – me rezultat 0-1.
Ishte – Jorginho që e tundi rrjetën në minutat shtesë të pjesës së para – nga pika e bardhë.
Deri në fund të takimit – të dyja skuadrat patën mundësi të mira shënimi, por rezultati mbeti i njëjtë.
Në këtë takim – në minutën e 75-të u inkuadrua në lojë edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, por nuk arriti të lë shenja në fushën e gjelbër.
Debutimi i tij me fanellën e londinëzeve – është një sinjal që Tuchel e ka në plane, përkundër ofertave të shumta në drejtim të tij./Shqip.com