Sport Ndërkombëtar

Chelsea i futet garës për De Jong

Frenkie De Jong

Ofertën e Manchester United e refuzoi.

Por, qëndrimin në Barcelonë nuk e ka të sigurtë – ende.

Frenkie de Jong është në radarin e Chelseas.

“The Sun” ka raportuar – se londinezët janë të gatshëm të paguajnë 59 milionë euro + Marcos Alonsos – për shërbimet e 25 vjeçarit.

Teksa, ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje – nga vetë futbollisti në fjalë.

Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Frenkie u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit./Shqip.com