Bernardo Silva – dëshira e rradhës e Xavit
Publikuar:
(06.08.2022 17:38:15)
Bernardo Silva është synimi i ri i Barcelonës.
Trajneri i skuadrës katalunase, Xavi Hernandez e pëlqen shumë futbollistin në fjalë – dhe e do me çdo kusht në “Camp Nou”.
Por, një problem i madh është fakti – që ai ka kontratë me Manchester Cityn – deri në vitin 2025 dhe mund t’i kushtojë Barçës rreth 80 milionë euro.
Duke marrë pararysh gjendjen financiare të blaugranëve – atëherë mbetet vetëm një zgjidhje: Shitja e Frenkie de Jong.
Holandezi – ka pasur disa oferta të majme nga Manchester United, por nuk dëshiron të ndërrojë ambient.
Sa i përket Silvas, ai zhvilloi 35 ndeshje në sezonin e kaluar të Premierligës, shënoi tetë gola dhe asistoi katër herë./Shqip.com