Ronado mbetet ende në Teatrin e Ëndrrave “
Publikuar:
(06.08.2022 17:11:26)

E kërkoi largimin, por ofertat i munguan.
Cristiano Ronaldo – vazhdon të jetë lojtar i Manchester United – dhe ka disa ditë që ka filluar stërvitjet.
Madje, sulmusi portugez ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore – ndaj Rayo Vallecanos.
Nëse qëndron në “Teatrin e Ëndrrave” – kjo do jetë hera e parë në dy dekadat e fundit që nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve.
37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.
Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.
Teksa, regjistroi tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com