Vdes Archie, prindërit e të cilit ishin për katër muaj në betejë ligjore për ta mbajtur në jetë

Archie Battersbee, 12-vjeçari që kishte qenë në qendër të një beteje ligjore mes prindërve të tij dhe mjekëve, ka vdekur.
Siç raporton BBC, nëna e tij, Hollie Dance, tha: “Një djalë i vogël kaq i bukur dhe ai luftoi deri në fund”.
Ajo tha se ishte “mamaja më krenare në botë” ndërsa foli jashtë Spitalit Mbretëror të Londrës, ku ai vdiq.
Mbështetja jetësore e djalit të saj u tërhoq më herët të shtunën.
Archie Battersbee pësoi dëmtim të trurit në një incident në shtëpi më 7 prill dhe nuk e rifitoi vetëdijen.
Archie ishte në spital që kur u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Southend, Essex, në prill.
Ai pësoi lëndime të rënda në tru dhe kishte nevojë për mbështetje për jetën, duke përfshirë ventilimin mekanik dhe trajtime tjera.
Dance tha se kishte bërë gjithçka që i premtoi Archie se do të bënte, por se spitali e kishte bërë të qartë se nuk kishte më mundësi për djalin e saj.
Ajo dhe Paul Battersbee, babai i Archie, i kishin kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhynte në këtë rast javën e kaluar, ndërsa ata luftuan për vazhdimin e mbështetjes në jetë, ndërsa gjykata ju tha se kjo çështje është jashtë fushëveprimit të tyre.
Më pas ata kërkuan që ai të transferohej në një bujtinë, por Gjykata e Lartë, duke marrë parasysh provat mjekësore, vendosi se ai ishte shumë i paqëndrueshëm për t’u transportuar me ambulancë.
Zonja Dance tha: “Me simpatinë dhe pikëllimin tim më të thellë ju them se Archie ndërroi jetë sot në orën 12:15.
Gjykata e Lartë vendosi që Archie duhet të qëndrojë në Spitalin Mbretëror të Londrës në Ëhitechapel, në lindje të Londrës.
Familja kërkoi leje për të apeluar vendimin, por ajo ofertë u refuzua nga tre gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Më pas ata kërkuan nga GJEDNJ që të ndërhynte, por të premten vonë, gjykata tha se kërkesa nuk mund të trajtohej./Shqip.com