Sport Ndërkombëtar

Luis Suarez shënon në ndeshjen e dytë me Nacionalen

Luis Suarez shënoi për Nacionalen, në ndeshjen e dytë që nga rikthimi në klubin e fëmijërisë.

Suarez festoi debutimin e tij në “Clausura” me një fitore dhe një gol.

Skuadra e Pablo Repettos mundi Rentistas 3-0 në javën e dytë të turneut dhe “Lucho” shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Ish-lojtari i Liverpool-it, Barcelonës dhe Atletico Madrid-it filloi në stol.

Prej aty, ai pa ekipin e tij të kalonte në epërsi të hershme kur José Luis Rodríguez shënoi me kokë në dy minuta.

Pak para pjesës së parë, Bolsilludos dyfishuan epërsinë e tyre përmes Ignacio Ramirez, i cili mundi Machado pas një topi të shkëlqyer nga Lozano.

Luis Suárez hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, duke zëvendësuar Fagundez dhe vetëm trembëdhjetë minuta më vonë e futi topin në rrjetë nga këndi.

Ishte goli i tij i parë në rikthimin te Nacional./Shqip.com