MKRS për muralin “Andrra të thyera”: U dedikohet grave/vajzave që janë vrarë nga partnerët e tyre

Ministrisë e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë se murali i cili mban titullin “Andrra të thyera” ju dedikohet të gjitha grave dhe vajzave të cilat janë vrarë nga burrat apo partnerët e tyre.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, MKRS-ja ka thënë se ky mural synon ngritjen e vetëdijes për vrasjen e grave dhe dhunën në bazë gjinore.
“Arti si mjet për reaguar ndaj problemeve shoqërore Prishtinës i është shtuar një mural i ri përmes së cilit synohet të ngritët vetëdija për vrasjen e grave dhe dhunën me bazë gjinore. “Andrrat e thyera” u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që janë vrarë nga burrat apo partnerët e tyre”, thuhet në postimin e MKRS-së.

Tutje, nga ky dikaster thonë se veprat e tilla të artit janë mënyrë e fuqishme për ta vën në dukje këtë problem shoqëror.
“Veprat e tilla të artit janë një mënyrë e fuqishme për të bërë të dukshme çështjen e vrasjeve të grave, dhe për të sfiduar normat dhe stereotipet që e justifikojnë dhunën e që janë të rrënjosura thellë në sistemin patriarkal në Kosovë”.

Murali është realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten/piktoren e mirënjohur Fitore Berisha Alisdottir./Shqip.com