Marcelo – nuk është në planet e skuadrave të mëdha
Publikuar:
(04.08.2022 23:43:31)

Rrugëtimin e artë në “Santiago Bernabeu” e përfundoi.
Aty fitoi gjithçka, theu rekorde, e u shndrrua në një legjendë.
Por, Marcelo ka mbetur lojtar i lirë.
Asnjë skuadër e madhe nuk ka bërë ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e brazilianin.

34 vjeçari – nuk ishte titullar në tri sezonet e fundit – me “los blancos”, duke zhvilluar vetëm 43 ndeshje në total.
Ndërsa, ka kohë që nuk ftohet fare nga kombëtarja e Brazilit.
E ardhmja e tij mbetet e mjegullt./Shqip.com