Krasniqi viziton Zveçanin, takohet me nënkryetarin e Komunës, diskutojnë për implementimin e projekteve

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi ka vizituar sot gjatë ditës komunën e Zveçanit.
Gjatë vizitës së tij, Krasniqi është mirëpritur nga ana e nënkryetarit të komunës. Florim Kelemendi, shefi i zyrës për komunitete Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB,Erden Atiq.
Të gjithë së bashku sipas njoftimit ka vizituar disa fshatra të komunës së Zveçanit.

“Në Komunën e Zveçanit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës z. Florim Kelmendi, shefi i zyrës për komunitete z. Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB z. Erden Atiq vizituan fshatrat: Lip, Boletin dhe Zhazhë për të bashkëbiseduar me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Po ashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Krasniqi vizitoi zyrën lokale për komunitete, ambulanten dhe shkollën. Në këto takimi është diskutuar implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve./Shqip.com