“Vrasësi që e harroi revolen në Itali”

Në shiritin e kapitenit të Interit – ishte i shkruar emri i tij.
Golashënues i ftohtë, dinak në zonën e rreptësisë.
Tifozët në “Giuseppe Meazza” – brohorisin në çdo ndeshje: Icardi, Icardii, Icardiiii.

Por, sulmuesi argjentinas u shndrrua nga një idoll, në një njeri të urryer – në qytetin e Milanit.
Për arsye të ndryshme – disiplinore, brenda dhe jashtë fushës së gjelbër – neurazurët i hoqën atij shiritin e kapitenit nga krahu – në vitin 2019.
Ndarja dukej afër. Dhe nuk vonoi shumë.
Numri 9 që për shume vite ishte ankth i mbrojtësve në Serie A – u largua po në atë vit.
Fundi la shije të hidhur.

Ama, planet duket që nuk i mendoi mirë.
Icardi u transferua në formë huazimi në Paris Saint Germain – në sezonin 2019-2020 dhe më pas parsienët e blenë kartonin e tij.
Në “Parkun e Princave” nuk është parë as “hija” e “vrasësit” që ishte në Itali.
Mauro – në moshën 29 vjeçare ka mbetur i ulur në stol.
Teksa, nga aty i shikon Neymarin, Mbappen e Messin duke luajtur në fushën e gjelbër.

Icardi – ka harruar herën e fundit kur është ftuar nga kombëtarja e Argjentinës.
Në sezonin e fundit – të Ligue 1, ai shënoi vetëm katër gola.
Ndërsa, në total – në tri kampionate – rrjetën e ka tundur vetëm 23 herë.
Një largim nga qyteti i dritave – nuk duket larg./Shqip.com