Noizy reagon i prekur për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë
Publikuar:
(03.08.2022 20:04:26)

Tragjedia që ka ndodhur dje në Himarë ku humbi jetën një 7 vjeçare pasi u godit nga një gomone ka prekur të gjithë.
Kudo në rrjetet sociale ka reagime të shumta duke i shprehur ngushëllime familjes së vajzës së vogël.
Ndër tjera pati reagime edhe nga fytyra publike të cilët shprehën keqardhjen e tyre për rastin e ndodhur.
Edhe reperi i njohur, Noizy ka reaguar mbi këtë ngjarje të trishtë.
Në InstaStory ka shpërndarë imazhin e vajzës dhe ka shkruar një mbishkrim.about:blank
“Po ca faji pate ti o dritë”- kishte shkruar reperi.
