Malisheva transferon mbrojtësin e Ulpianës
Publikuar:
(03.08.2022 13:53:57)

Klubi i Futbollit, Malisheva ka transferuar mbrojtësin e krahut të Ulpianës.
Bëhet fjalë për Kastriot Rapucan, i cili kaloi një stinor fantastik me Ulpianën edicionin e kaluar.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Transferimi i ri. Konfirmojmë arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kastriot Rapucës nga KF Ulpiana. Mirë se vjen Kastriot”, thuhet në njoftim.
21-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë në Ulpianë dhe kishte disa oferta nga klubet e Superligës, por në fund vendosi t’i bashkohet Malishevës.
Ai bëri 29 paraqitje, duke shënuar edhe një gol.
Malisheva siguroi mbijetesën në Superligën e Kosovës, por vetëm pas barazhit./Shqip.com