Marina bashkë me vajzën rezultuan pozitive me COVID-19
Publikuar:
(03.08.2022 13:10:39)

Moderatorja shqiptare Marina Vjollca së bashku me vajzën e saj janë infektuar me virusin COVID-19.
Ajo u është përgjigjur pyetjeve që i drejtuan ndjekësit.
‘Po na zuri të dyjave bashkë e kemi qenë të mbyllura deri më sot në mëngjes”, shkroi ajo.
Marina la të kuptohej se simptomat kishin qenë shumë të lehta dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Tutje, ajo tha se është kujdesur vetë për të bijën, pasi nuk donte të rrezikonte edhe dikë tjetër.