Kurti takon William Walker , diskutojnë për të kaluarën dhe shqetësimet për të ardhmen
Publikuar:
(29.07.2022 21:00:59)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takim me ambasadorin William Walker në Washington DC.
Në këtë takim, Kurti ka thënë se është diskutuar për të kaluarën e po ashtu edhe për shqetësimet e të ardhmes.
“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen”, ka shkruar Kurti.
Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com