Kulturë

Ed Sheeran ka thyer rekord në platformën “Spotify”

Këngëtari Ed Sheeran ka thyer rekorde duke u bërë artisti i parë në historinë e Spotify që ka 100 milionë ndjekës.

Sheeran tani është artisti më i ndjekur me rekordin e tij të ri të transmetimit, pas tij është Ariana Grande e cila ka gati 20 milionë ndjekës më pak se kampioni Sheeran.

Po ashtu në listë përfshihen yje të tjerë të muzikës si Drake, Taylor Swift dhe Billie Eilish. Sheeran ishte gjithashtu artisti i parë që arriti 50 milionë ndjekës në platformë dhe ka pothuajse 60 milionë ndjekës më shumë se mega ylli i muzikës Adele.

Ed shkoi në Twitter për të festuar momentin historik dhe postoi një video të tij të veshur me një bluzë të dërguar nga Spotify për nder të arritjes së tij.

Në bluzë shkruhej “Më pyet për 100 milionë ndjekësit e mi nw Spotify” ku Sheeran me shaka i pyet anëtarët e ekipit të tij turne se çfarë mendojnë për arritjen e tij historike.