Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se rrahu nënën e tij
Publikuar:
(28.07.2022 10:34:50)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Drenas i cili dyshohet se rrahu nënën e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur si rezultat i një mosmarrëveshje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga djali i saj, i dyshuari mashkull Kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja njofton se viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com