Gjendet i vdekur një burrë në Ferizaj, dyshohet se vrau veten
Publikuar:
(28.07.2022 10:16:25)

Një burrë është gjetur pa shenja jetë nga familjarët e tij në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se ka vrarë veten.
Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Nga familjarët kanë njoftuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vend ngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Shqip.com