Sot Kuvendi mbanë seancë plenare, pritet miratimi i rregullores së re
Sot gjatë ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare në të cilën do të bëhet shqyrtimi i dytë i rregullores së re të Kuvendit.
Përmes një njoftimi nga kryesia e Kuvendit, në këtë seancë po ashtu, do të do të shqyrtohet Projekligji për financimin e partive politike si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit.

Si pika të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale, dhe atë për shëndetësi. Po ashtu, do të diskutohen pika të tjera jashtë rendit të ditës.
Dje në Uashington është nënshkruar edhe marrëveshja e Projektit Kompakt në mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri i Kosovës tha se gjatë së enjtes në seancën e Kuvendit do të ratifikohet kjo marrëveshje.
Në pikat e rendit të ditës të paraqitura nga Kryesia e Kuvendit nuk është e cekur, por kjo mbetet të shihet nëse do arrihet të kalojnë procedurat dhe të përfshihet në seancën e sotme./Shqip.com